TË FUNDIT

Avokati shqiptar flet për deklaratën e Trump – zbërthen mesazhin që përçoi: Një përplasje lufte nuk do të mund të zgjidhej dot…!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur sërish Kosovën, kur darkoi me kryeministrin izraelit në Shtëpinë e Bardhë.

Ai dha më shumë detaje mbi deklaratat e tij se kishte ndaluar një luftë mes Kosovës dhe Serbisë, e ndër diskutimesh, ai specifikon se ajo ndodhi rreth tre javë më parë.

E në lidhje me këtë temë është deklaruar gjatë ditës së sotme edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

closevolume_off
Osmani, tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

“Ai (Trump) është shumë i qartë në deklaratën e tij se po flet për javët e fundit”, tha presidentja Osmani, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për zhvillime të vitit 2023 apo 2020, por për zhvillime shumë, shumë të vona”.

Ajo i bëri komentet gjatë një ligjërate në Uashington, ku, po ashtu, rikujtoi sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë, duke e cilësuar atë si një “akt agresioni” nga Serbia – “të përgatitur tërësisht brenda Serbisë”.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Ai thotë se se Trump e sheh marrëveshjen Kosovë-Serbi si një mundësi historike për sukses politik dhe për parandalimin e një konflikti të ri, prandaj e ka prioritet në politikën e tij të jashtme.

“Duke e parë me vëmendje këtë deklaratë e kupton se Trump ështe ende në mendimin e tij që do të jetë ai personi politik që do ta bëjë marrëveshjen Kosovë – Serbi për të ndaluar rrezikun e një lufte të re.

Trump po flet shpesh, por Beogradi po hesht. Dhe pikërisht që po hesht edhe Rusia.

Por presidenti Trump kuptohet se këtë marrëveshje e ka qëllimin e vet politiko-historik. Sepse është i bindur që kjo çështje e arritur me marrëveshje mbyll një konflikt, të cilin ai nuk do të mund ta zgjidhte dot, nëse do të kalonte në një përplasje lufte.

Dhe kjo është arsyeja që e ka në rendin e parë të politikës së tij të jashtëme këtë çështje”, u shpreh ai.

Avokati tutje thotë se Trump synon të parandalojë një konflikt Kosovë–Serbi me ndërhyrje ruse përmes një marrëveshjeje që do të sillte njohjen e Kosovës nga Serbia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *