Koci: Nëse nuk ka zgjidhje, Kosova mund të ballafaqohet me kaos e anarki
Njohësi i zhvillimeve politike, Melazim Koci, në emisionin “Info Plus” tha se nëse brenda 30 ditëshit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituim të Kuvendit, nuk ka zgjidhje, Kosova sipas tij, mund të ballafaqohet me kaos e anarki.
“Pres që brenda 30 ditëshit të përcaktuar nga Kushtetuesja, bllokada të zgjidhjet. Sepse në të kundërtën nuk e përjashtoj mundësinë që Kosova të ballafaqohet me kaos e anarki institucionale, kjo është mundësi shumë reale, sepse pas kalimit të afatit 30 ditor gjykata nuk e ka përcaktuar çfarë ndodhë”, tha ai.
Sipas tij, nëse kalon ky afat, 120 deputetët kanë bërë shkelje të rëndë të kushtetutës e cenim të rendnit kushtetues “dhe sipas disa juristëve edhe vepër penale”. “Dhe shtrohet pyetja këta deputetë a mund të hyjnë më në parlament. Dhe unë nuk e përjashtoj mundësinë që nëse nuk do të ketë marrëveshje politike, unë pres ndërhyrje të fuqishme të Gjykatës Kushtetuese e të presidentes”.
closevolume_off
Koci foli edhe për vizitën e presidentes në SHBA, e që sipas tij, mund të jetë ftuar nga administrata amerikane për të marr informacione rreth situatës në Kosovë.
“Vizitë e paparalajmëruar e presidentes në SHBA, kjo tregon që mund të vizitë rutinore, por më shumë supozoj të jetë në funksion të krizës aktuale. Nuk e përjashtoj mundësinë që Osmani të jetë ftuar që administrata amerikane të njoftohet nga dora e parë rreth konstituimit të institucioneve të reja”, tha Koci.
Koci tha se deklaratat e fundit të Trump-it ku katër herë brenda një muaji përmendi Kosovën, nuk u morën seriozisht në Kosovë.