POLITIKATË FUNDIT

Kobra shqiptar, që as serbët, as rusët, as japonezët nuk i përballonin teknikës së tij, ka një mesazh!

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988 Shaban Tërstena, tregon në pika të shkurtëra rrugën e suksesit.

Legjenda e mundjes, i njohur si Kobra shqiptar që as serbët, as rusët, as japonezët nuk i përballonin teknikës së tij, ka një mesazh të fuqishëm!

“Është një rrugë që nuk zgjidhet, por fitohet…

Jeta dhe suksesi nuk janë dhurata që vijnë lehtë.

Ato nuk janë rastësi. Janë një rrugëtim i gjatë e i ndërtuar me durim, qëndresë dhe shumë sakrifica.

Pas çdo medalje, pas çdo trofeu, pas çdo buzëqeshjeje në podium, fshihet një betejë e heshtur: net pa gjumë, dhimbje, zhgënjime por kurrë dorëzim.

Sepse rruga e vërtetë është ajo që fitohet me zemër, me djersë, me besim në Zot dhe në vetvete.

Sepse suksesi i vërtetë nuk qëndron në lavdi të përkohshme, por në themele të forta shpirtërore dhe në një vullnet që nuk thyhet kurrë.

Sot, edhe pas 40 vitesh, jam krenar që e shikoj dhomën time e cila është me plot kujtime që flasin më shumë se fjalët.

Jam i rrethuar nga medalje olimpike, mirënjohje nga mbarë bota, dhe kupa të panumërta. Titujt flasin vetë Sportisti më i mirë në Ballkan, në ish-Jugosllavi, në Maqedoni dhe në Kosovë dhe mbi të gjitha, ‘Kobra’ – sportisti i shekullit XX”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *