TË FUNDIT

Thirrja e NATO-s për hetimin e sulmit terrorist në Banjskë/ Ekspertët: Serbia nuk e kupton gjuhën e arsyes, duhet presion më i madh ndaj saj

Aleanca Veriatlantike (NATO) vazhdon të kërkojë nga autoritetet e Serbisë që të ndjekin penalisht të gjithë ata që kanë qenë përgjegjës për aktet e dhunës në Kosovë gjatë vitit 2023.

Kjo kërkesë u bë e ditur nga një zyrtar i NATO-s vetëm një ditë para fillimit të Samitit të Hagës, duke theksuar se përgjegjësia dhe drejtësia janë parakusht kyç për stabilitetin dhe paqen në rajon.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë të sigurojë që personat përgjegjës për dhunën e vitit 2023 të dalin përpara drejtësisë”, deklaroi ai para gazetarëve.

closevolume_off
Ndryshe, sulmi në Banjskë ka ndodhur më 24 shtator 2023, nga terroristët serbë, në krye të të cilëve ishte nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Radoiçiq ka lidhje të ngushta me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Qëllimi i tyre ishte aneksimi i veriut të Kosovës. Në këto përleshje u vra rreshteri i policisë, heroi Afrim Bunjaku dhe disa terroristë serbë.

Por, a duhet që NATO të ushtrojë presion më konkret dhe të fortë ndaj Serbisë për të garantuar ndjekjen penale të autorëve të dhunës në Kosovë?

Sipas ekspertëve, NATO po kërkon që aktorët përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë të dalin para drejtësisë, dhe se kjo çështje duhet të gjykohet qartë.

Serbia luan dy role njëherësh

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Arbnor Sadiku, në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar se çfarë roli po luan Serbia.

“Serbia është vendi që mban dy shalqinj me një dorë – edhe Rusinë, edhe Perëndimin. Tani varet nga këta të fundit sa do ta tolerojnë në raport me sigurimin dhe dorëzimin e terroristëve, në krye me kriminelin Radoiçiq, për sulmin në Banjskë”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *