POLITIKATË FUNDIT

Shqiptarët, ndër popujt që pinë më pak alkool në Evropë

Shqiptarët janë populli më pak pijedashës në Evropë. Të paktën kështu shprehen statistikat zyrtare të Eurostat që Shqipërinë e rendisin të parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Turqinë.

Konsumi i pijeve alkoolike sipas fuqisë blerëse në Shqipëri ishte sa 19 për qind i mesatares evropiane, ndërkohë Kosova qëndron vetëm më pak sipër nesh me 22 për qind.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor më pijedashësit janë malazezët dhe serbët, ndërsa pas tyre vjen Maqedonia e Veriut. Ndërkohë, në nivele të ngjashëm me Shqipërinë paraqitet Bosnjë e Hercegovina.

Ndërsa konsumi është i ulët, çmimet e pijeve alkoolike në Shqipëri janë sa 122 për qind e mesatares evropiane, duke qenë një faktor që mund të ndikojë në stepjen e konsumatorëve për të blerë këtë produkt. Pijet alkoolike janë më të lirat në Evropë në Maqedoninë e Veriut, me 81 për qind të mesatares evropiane dhe më të shtrenjtat në Suedi, me 219 për qind të mesatares evropiane.

Shpenzimi nominal për frymë për pije alkoolike në Shqipëri në 2021-në ishte 86 euro, përkundrejt 286 euro që është mesatarja e Bashkimit Evropian, sipas tabelave të Eurostat.

Ndërkohë nga tabelat, shihet qartë se te shtetet më pijedashëse hynë zviceranët, më pas austriakët, vendet baltike dhe Gjermania, ku temperaturat janë edhe më të ulëta se në Shqipëri apo vendet e Mesdheut. Ngjashëm edhe në Greqi, konsumi i alkoolit është sa 28 për qind i mesatares evropiane, ndërsa në Itali 69 për qind, pra poshtë mesatares. /KP/

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Kritika në Kosovë për menaxhimin e krizave nga Qeveria “Kurti”


Kosovë-Shqipëri

Sveçla: Së shpejti do të triumfojë rendi dhe ligji në veri të Kosovës


Kosovë-Shqipëri

Kosovë, dëmtohen 10 vetura nga plumbat qorr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *