POLITIKATË FUNDIT

Matoshi: Kosovarët punët pis në shpi e shesin kopalla sa anti-serbë e shqiptarë të mëdhenj janë

Analisti i njohur kosovar, Halil Matoshi, ka përgëzuar Shqipërinë për organizimin e mirëfilltë të ndeshjes kundër Serbisë, ndërsa pati kritika për histerinë e krijuar nga disa kosovarë për shkak se nuk u lejuan flamujt e UÇK-së në stadium.

Matoshi tha se Shqipëria e shmangu nacionalizmin folklorik, teksa ka vendosur të ecë në drejtim të integr.imit europian, ndërsa Kosova vazhdon me ”tallaz të ri patetik-karikaturial të nacionalizmit arkaik”.

”Edhe pse i kanë punët pis në sh’pi, jo vetëm në politikë, por ata kanë ra në nji pellg ndytsinash (edhe kulturalisht) shesin kopalla se sa antiserbë e shqiptarë të mdhaj që janë, në kohë paqje!?” – tha Matoshi për reagimet histerike mbrëmë nëpër rrjete sociale nga gazetarë e figura të njohura kosovare.

Ai po ashtu foli për zhurmën e madhe që u bë për shkak se policia shqiptare hoqi flamujt e UÇK-së nga stadiumi.

”U hallakatën nacional-folkloristat e Kosovës pse policia shqiptare hoqi flamujt dhe veshjet me simbolin e UÇKsë, sepse duen me i bâ qeder Shqipnisë, megjithë rregullat strikte të UEFAs, që nuk lejojnë manifestim të nacionalizmit dhe mesazheve politike në sport”, tha Matoshi.

”Më gzon loja ‘fair play’ e kombëtares shqiptare ndaj Serbisë dhe organizimi i mirë i këtij eventi sportiv. Përfituen shqiptarët! Shqipnia ka shku larg nesh dhe në drejtimin e duhun!” – tha në fund Matoshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *