TË FUNDIT

Bllokada në Kuvend, thirrje për protesta masive: Kjo legjislaturë mafioze, sa më parë të…!

Krahas kësaj, Qarri tha se këto seanca kanë filluar të bëhen të mërzitshme dhe kjo po shkakton edhe irritim te qytetarët.

Madje, tha se duhet të ketë reagime të ashpra nga qytetarët, madj edhe përmes protestave masive në rrugë kundër këtij ngërçi.

“E sikur mos të mjaftonin mosvotimet formës së hapur, kjo ishte hera e nëntëmbëdhjetë që deputetët opozitar dhe e ashtuquajtura “listë serbe” refuzuan edhe votimin e fshehtë për kryeparlametar, ndërsa nga 15 prilli kur filloi seanca e parë për konstituimin e Kuvendit, fatkeqësisht edhe për të 28-tën herë me radhë, dështuan përpjekjet për konstituimin e Kuvendit.

Kështu që, seancat e tilla bllokuese, kanë filluar të bëhen shumë të mërzitshme edhe për qytetarët, derisa papërgjegjshmëria totale e deputetëve të kësaj legjislature pakurrizore është bërë më shumë se e tepërt, ndaj duke parë se forma e butë e reagimit të deritanishëm qytetar, nuk po ua mbush mendjen fare partive as deputetëve mosvotues, për ta zhbllokuar konstituimin e Kuvendit, duhet të ndodhë një reagim më i ashpër deri te protestat dhe demonstratat masive në rrugë dhe para Kuvendit, për të ushtruar presion të njëmendtë, në mënyrë që pas 4 muajsh dështime, përfundimisht të vije deri te zgjidhja e ngërçit”.

Tutje, analisti u shpreh pesimist se mund të ketë një zgjedhje të shpejt për këtë situatë.

Për këtë, vlerësoi se do ishte mirë t kërkohet një masë ndalimi për mbajtjen e seancave shterpe.

“Por megjithëse nuk shihet as në horizont vullneti për konstituimin e Kuvendit dhe çështja e votimit të fshehtë nga partitë që po kundërshtojnë votimin është dërguar në Gjykatën Kushtetuese për interpretim, e cila do ishte mirë, që të kërkojë ndërmarrjen e ndonjë masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave shterpe dhe pa asnjë rezultat, për habi seanca konstituive e radhës është caktuar të mbahet me 9 qershor, vetëm sa për ta marrë deputetët mëditjet e radhës 48 orëshe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *