POLITIKATË FUNDIT

“Kosova nuk është Tirol, injorantë e të paguar, turp ju qoftë…”, “shpërthen ashpër” Geci kërkon që të…

Analisti Halil Geci, ka kërkuar që moderator Ermal Panduri dhe të gjithë drejtuesit e emisioneve të ndalojnë panelistët që flasin si zëdhënës të Beogradit.

Geci përmes një shkrimi në Facebook, i ka reaguar Lirim Mehmetaj, gjersa i thotë se ai apo kushdo që flet për “autonomi serbe” është pjesë e projektit të ndarjes e jo i së ardhmes së Dardanisë, por i pazarve të armiqve.

Tutje, ai ka kërkuar që të mos luajnë me emrin e Dardanisë, sepse nuk do t’iu falë historia.

“Sot flitet për “autonomi”. Nesër do të flitet për “ndarje”. Pasnesër do të flitet për “bashkëjetesë në një shtet të përbashkët me Serbinë”? Aty po shkojmë nëse nuk reagojmë fuqishëm.

Opinionistë si Mehmetaj nuk janë thjesht zëra të gabuar – janë pjesë aktive e një projekti që kërkon ta bëjë Kosovën të përkohshme, të dorëzueshme, të tregtueshme. Ai nuk përfaqëson mendim të lirë – ai përfaqëson frymën e dorëzimit, që gënjen popullin me fjalë të bukura dhe koncepte të rrezikshme.

Ne nuk kemi bërë luftë për të ndarë tokën shqiptare sipas ideve të ndonjë “Tirol Jugori”. Kosova nuk është Austri, Serbia nuk është Zvicër, dhe ky nuk është një konflikt etnik – është një luftë për ekzistencë kombëtare. Ata që nuk e kuptojnë këtë, janë ose injorantë, ose të paguar”, shkruan Geci pos tjerash.

Shkrimi i plotë:

Ermal Panduri dhe të gjithë drejtuesit e emisioneve – ndaloni panelistët që flasin si zëdhënës të Beogradit!

Kosova nuk është Tirol – Lirim Mehmetaj, turp të qoftë për krahasimet që fyejnë sakrificën e një kombi!

Të paguar si analistë, të përdorur si zëdhënës të Beogradit – flasin në studio pa fije turpi e pa frikë nga Zoti. Me zë të fortë, por me mendje të ulët, prodhojnë lajme që helmojnë opinionin dhe nxisin krizë kombëtare.

A është e mundur që në vitin 2025, Kosova të krahasohet me Tirolin?

Kjo nuk është analizë – kjo është tradhti!

Një tallje me gjakun e dëshmorëve, një goditje e hapur ndaj shtetit tonë të pavarur.

Kush dreçin ua mëson këtyre njerëzve këto krahasime të ndyra?

Kush i ushqen me këto narrativa që vijnë erë nga Beogradi, por që shpërndahen në Prishtinë përmes mikrofonëve të paguar?

Lirim ….. Mehmeti dhe kushdo tjeter çë flet për “autonomi serbe” është pjesë e projektit të ndarjes – jo i së ardhmes së Dardanisë, por i pazareve të armiqve tanë

Në asnjë kohë, më shumë se sot, nuk është bërë më e domosdoshme të mbrohet fjala “Kosovë” nga përdhosja dhe bastardimi që i bëhet nëpër studio televizive, ku nën maskën e “analizës” fshihet tradhtia më e ulët politike e kombëtare.

Deklaratat e fundit të “analistit” Lirim Mehmetaj, dhënë për një televizion gjerman, ku pa asnjë ndjeshmëri historike e pa asnjë respekt për sakrificën e këtij populli, flet për “autonomi për serbët në veri si në Tirolin Jugor”, janë jo vetëm të papërgjegjshme, por krim moral kundër kujtesës së këtij kombi.

Krahasimi me Tirolin Jugor është fyerje për çdo nënë shqiptare që ka qarë djalin e vrarë, për çdo dëshmor që është flijuar për liri, për çdo qytetar që ka përballuar padrejtësi, për çdo ushtar të UÇK-së që ka mbrojtur këtë tokë të shenjtë të Dardanisë.

A është kjo liria për të cilën u derdh gjak? A është kjo Kosova që e ndërtuam me mund, që tani të kthehet në një eksperiment televiziv ku “analistët e harbutërisë politike” i japin vetes të drejtën të negociojnë simbole, territor dhe dinjitet kombëtar?

Dhe më e rëndë: TV Dukagjini, nën drejtimin editorial të Ermal Pandurit, i jep hapësirë të lirë zërave që artikulojnë skenare të rrezikshme për integritetin territorial të shtetit. Kush mban përgjegjësi për këtë? Kush ua dha të drejtën që ekranet t’i shndërrojnë në platforma të nënshtrimit diplomatik?

Sot flitet për “autonomi”. Nesër do të flitet për “ndarje”. Pasnesër do të flitet për “bashkëjetesë në një shtet të përbashkët me Serbinë”? Aty po shkojmë nëse nuk reagojmë fuqishëm.

Opinionistë si Mehmetaj nuk janë thjesht zëra të gabuar – janë pjesë aktive e një projekti që kërkon ta bëjë Kosovën të përkohshme, të dorëzueshme, të tregtueshme. Ai nuk përfaqëson mendim të lirë – ai përfaqëson frymën e dorëzimit, që gënjen popullin me fjalë të bukura dhe koncepte të rrezikshme.

Ne nuk kemi bërë luftë për të ndarë tokën shqiptare sipas ideve të ndonjë “Tirol Jugori”. Kosova nuk është Austri, Serbia nuk është Zvicër, dhe ky nuk është një konflikt etnik – është një luftë për ekzistencë kombëtare. Ata që nuk e kuptojnë këtë, janë ose injorantë, ose të paguar.

Shqiptarët e kanë një vijë të kuqe të padukshme, por të shenjtë: kufijtë dhe nderi i kombit. Dhe kushdo që guxon ta prekë këtë vijë, qoftë në emër të politikës, të analizës apo të interesit personal, është i shkruar në faqet e zeza të historisë.

Ky reagim nuk është vetëm kundër një deklarate – është një paralajmërim kombëtar. Mos guxoni të luani me kufijtë e Kosovës. Mos guxoni të luani me gjakun e dëshmorëve. Mos guxoni të luani me emrin e Dardanisë, se nuk do t’ju falë historia, nuk do t’ju falë populli dhe mbi të gjitha, nuk do t’ju falë vetëdija kombëtare që po zgjohet dita-ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *