TË FUNDIT

Abdixhiku konfirmon rikthimin e Blerim Kuqit në LDK

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar rikthimin e ish-kryetarit të Suharekës dhe ish-ministrit nga radhët e AAK-së, Blerim Kuqit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka treguar se kjo ditë nisi bashkimin.

“Vizitova Suharekën. Mes punës së madhe për forcim e ribashkim, Blerim Kuqit i urova rikthim në familjen tonë të madhe. Me Ardianin, po ndërtojmë një ekip të fitores për Suharekën në zgjedhjet e ardhshme lokale. Mes optimizmit të madh e frymës që po na ndërtohet, këtij qytetit do t’i japim dhe ekip dhe program lokal si asnjëherë më parë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai tha se, “kjo ditë nisi diçka dhe më të madhe. Bashkimin. Bashkimin e të gjithë atyre që ndihen se i përkasin LDK-së. Gjithë atyre që janë ndjerë të lënë anash e pa përfaqësim, u them ejani; mos u ankoni, ejani ndihmoni”.

“Do të jem në çdo qytet për të bërë këtë bashkim. Suhareka e nisi sot. Le të mos ndalemi. Blerim të priftë e mbara. Ardian, na prijë në rrugën përpara”, ka shkruar Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *