POLITIKATË FUNDIT

Rriten hyrjet e udhëtarëve në portet e Shqipërisë, emigrantët kthehen për festa në atdhe

Festat e fundvitit shtojnë lëvizjet në portet më të mëdha të vendit. Janë të shumtë emigrantë të që edhe këtë vit kanë zgjedhur të festojnë pranë familjeve të tyre në Shqipëri.

Vetëm javën e fundit nga porti i Durrësit kanë hyrë mbi 20 mijë udhëtarë. Ndërsa informacionet zyrtare thonë se tragetet po punojnë me lundrime dyfishe, vajtje –ardhje brenda ditës për të përballuar fluksin e madh.

Fluksi i shtuar ndihet edhe në portin e Vlorës. Mbi 800 udhëtar kanë mbërritur mëngjesin e së martës nga dy tragetet e linjës me Italinë, raporton A2 CNN.

Referuar rezervimit te biletave, autoritete portuale presin rritje të fluksit deri në ditët e fundit të vitit. Pavarësisht fluksit të shtuar te qytetarëve që vijnë për të festuar në atdhe, portet kanë shmangur radhët e gjata duke shtuar numrin e sporteleve në shërbim të qytetarëve.

Krahasuar me një vit më parë, këtë periudhë është dyfishuar numri i udhëtarëve që vijnë për të festuar në Shqipëri.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Situata në veri të Kosovës, Majko: Vendimet e vështira janë afër


Kosovë-Shqipëri

“Jetën e japim, Mitrovicën s’e japim”, protesta në Tiranë


Kosovë-Shqipëri

Tahiri, Kurtit: E ke kallë Kosovën për asociacionin, tash duhet ta refuzosh atë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *