Krasniqi: Kurti u dorëzua para kriminelëve në veri, Vuçiq vendosi barrikadat për ta penguar marrëveshjen finale
Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është i ftuar i radhës në “Blic InterView” me Astrit Gashin.Krasniqi ka folur për situatën e fundit në veriun e Kosovës dhe se kush duhet t`i largoj barriakdat e vendosura nga grupet kriminale në atë pjesë të Kosoëvs, marrëveshjen finale me Serbinë, opozitarizmin e PDK-së në Kuvend e jashtë tij, si dhe për qeverisjen e Albin Kurtit në këto dy vjet të pushtetit, të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kush duhet t`i largojë barriakdat në veri sipas Memli Krasniqit?Tash e dy javë po bëhen që dy rrugët që çojnë në pikat kufitare të Kosovës, në Jarinje dhe Bërnjak janë të mbyllura për shkak të vendosjes së barriakdave nga ana e serbëve në veriun e Kosovës.
Për situatën e krijaur në atë pjesë të vendit, Memli Krasniqi thotë se pas tyre qëndron skenari i presidenti, Aleksandër Vuciq, por nuk ka lënë pa fajësuar edhe kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti. Kjo për shkak se sipas tij, sikurse Kurti t’i dëgjonte këshillat e SHBA-së për veriun e Kosovës, sot do të ishte një gjendje krejt ndryshe.“Situata është përkeqësuar dhe e keqja është se duket se ka promisa për përkeqësim të mëtutjeshëm. Unë e kam thënë prej ditës së parë kur janë vendosur barrikadat që duhet të bëhet çmos, me qenë fokusi kryesor i kryeministrit dhe i Qeverisë për heqjen e barrikadave, sespe vazhdimësia e tyre ka tendeca që barriakdat të kthehen në përditshmëri dhe në momentin që kjo ndodh bëhet normalitet i ri dhe një normalitet i ri me barriakda përveç se e dobëson pozicionin e Kosovës në prcoesin negociues, në dialogun për marrëveshjen finale, para se gjithash e zbehë sovranitetin shtetërorë të Kosvovë”, thotë ai, raporton Gazeta Blic.
Deri te kjo gjendje sipas Krasniqit ka ardhur për shkak të vendimeve të njëpasnjëshme, të gabuara të Qeverisë së Kosovës.”Po flasim për konsekueca këtu, sespe ka pasur një zingjir të veprimeve të gabuara nga ana e Qeverisë së Kosovës, të cilat në një formë ose tjetër kanë ndikuar që ta kemi këtë situatë. E para punës, barrikadat dihet janë vendosur prej grupeve kirminale që i kontrollon Serbia dhe Vuciq, këtu s`ka mëdyshje, por sikur ta kishte racionalitetin, sikur ta kishte mençurinë dhe vizionin kryeministri Kurti, që në kohë kur kërkohej nga SHBA që të shtyhet vendimi për targat për një kohë 10 mujore dhe ta bëntë këtë me kohë dhe jo me vonëse, ne nuk do të kishim shpërbërjen e institucioneve, pra daljen nga institucionet shtetore. Nuk do të kishim situatë kur duhet të shpalleshin zgjedhjet, ku u tërhoqën vet presdiendja dhe kryeministri nga mbajtja e tyre dhe ma merr mendja që edhe situata të tilla sikurse arrestimi i atij policit që u morrë si shkas … Do ta kishim njëfar normaliteti dhe do të shkonte tutje procesi i dialogut për marrëveshjen potenciale sipas propozimit evropian. Tani situata është e keqe. Opsioni më i mirë padyshim që barrikadat të largohen nga ata që janë vendosur sespe kjo do të shmangte tensionimin dhe një konflikt potencial … por mes durimit dhe dorëzimit ndaj baririkadave unë besoj se duhet të zgjedhet veprimin qoftë përmes koordinimit dhe dakorditimit me KFOR, që do të ishte një zgidhje po ashtu potencalisht e realizueshme apo heqja e tyre nga institucionet shtetërore”, vlerësoi Krasniqi në emisionin “Blic Interview”.