Drenori: Situata ka hyrë në një ngërç total dhe gjithçka tashmë varet nga Albin Kurti
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të nëntë radhazi ta konstituojnë Kuvendin, duke vazhduar bllokadën institucionale.
Në seancën e mbajtur më 1 maj, kryesuesi Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje propozoi që votimi për Kryetarin e Kuvendit të zhvillohet në mënyrë të fshehtë, por kjo kërkesë u refuzua nga partitë opozitare, duke përfshirë PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Listën Serbe.
Analisti Xhavit Drenori në një prooncim për “Bota sot” ka thënë se përsëritja e seancave çdo 48 orë po ndodh për shkak se nuk ka alternativë tjetër funksionale.
Sipas tij, Vetëvendosje është subjekti i vetëm që mund të propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit, pasi partitë e tjera – PDK, LDK dhe AAK – nuk i kanë votat e mjaftueshme.
“Jemi në një situatë ku po përsëriten çdo 48 orë senacat, për shkak që nuk ka mbet alternativë e dytë, përveç kësaj që është, që VV të propozojë dhe kandidatin për kryetar të Kuvendit nga partia e saj.
Pse e them këtë, sepse partitë e bllokut, PDK, LDK dhe AAK nuk i kanë votat e mjaftueshme as për të zgjedh kryetarin e Kuvendit, që sëhtë edhe pengesë ligjore për shkak të aktvendimit të gjykatës Kushtetuese për të bërë qeverinë. Prandaj, jemi në një situatë kur nuk ka shumë zgjidhje, e zgjidhja e vetme është të zgjedhet kryetari i Kuvendit me nominim nga Vetëvendosja ose eventualisht të arrihet një marrëveshje të shkohet në zgjedhje të parakohshme e që është ma e mundshmja në këtë fazë sepse për qeverinë ne ende nuk e dimë nëse Vetëvendosje i ka 61 numra apo jo”.
Tutje, ai shpjegon se formimi i një qeverie nga blloku opozitar duket i pamundur – mungojnë numrat, ndërsa LDK nuk ka vullnet të futet në një koalicion jetëshkurtër. Nga ana tjetër, as Vetëvendosja nuk jep garanci për shumicë, çka ka rritur frikën te opozita se mund të shkojmë në zgjedhje menjëherë.
Në fund, thekson se situata ka hyrë në një ngërç total dhe gjithçka tashmë varet nga Albin Kurti: nëse ai bën lëshime për të arritur një konsensus për Kryetarin e Kuvendit, ose vendi shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.
“Prandaj, unë jam i bindur që qeveri të bllokut opozitar të deri djeshëm nuk mund të ketë, sepse nuk i kanë numrat dhe jo vetëm, sepse LDK nuk ka vullnet t’i bashkohet një koalicioni i cili jetëgjatsinë do ta kishte vetëm deri në pranverën e ardhshme. Kjo është e theksume sepse edhe opozita e ka vrejt që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka garancion që e bën qeverinë, po frikësohen se mund t’i çon në zgjedhje menjëherë. Këru është lëmshi, dhe ky lëmsh varet saktësisht nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, sepse me të vërtetë cilin kurs po e ndjek, që të bëjnë lëshim karshi opozitës dhe të gjejë një konsenzus për kryetari e Kuvendit ose të shkojmë në zgjedhje” – përfundoni ai për “Bota sot”.