OPINIONTË FUNDIT

Nëse shkohet prap në zgjedhje, sa përqind merr Vetëvendosje?!

Albin Kurti nuk është i kënaqur me rezultatin e 9 shkurtit, prandaj është i etur që vendi të shkojë sërish në zgjedhje, duke akuzuar opozitën për pengim të formimit të institucioneve. Kjo qasje e tij ka logjikë në dy drejtime: së pari, AAK dhe NISMA mbesin jashtë Kuvendit, çka do të shënonte edhe fundin përfundimtar të karrierës politike të z. Haradinaj. Së dyti, LDK pritet të ketë rënie – diçka që shkon në favor të VV-së. Dihet se rritja e VV-së ndikohet nga LDK-ja: kur rritet LDK-ja, bie VV-ja, dhe anasjelltas.

Kështu, z. Kurti synon me të gjitha aftësitë e tij të rritë Vetëvendosjen, të bjerë LDK-ja dhe të zhduken AAK-ja e NISMA. Andaj, ai edhe insiston tek znj. Haxhiu si mjet për të realizuar ambiciet e tij.

Por, në rast se vendi shkon në zgjedhje, sa për qind mund të marrë VV-ja? A mund të arrijë 550 mijë votat e kërkuara nga z. Kurti, apo rezultati mund të mbetet i njëjtë – në rastin më të keq, të ketë edhe rënie?

Është e sigurt se z. Kurti beson se, me faktorët e përmendur më lart, mund të synojë të marrë 51% ose maksimumin prej 500 mijë votash, që i bie rreth 65% të votave. E vështirë të arrihet kjo e fundit, por është e mundur një ngritje e VV-së për shkak të faktorëve të lartcekur.

Mendimi im është se qytetarët do të dalin më pak në rast se mbahen zgjedhje të reja. Dëshpërimi i tyre është i madh te të gjithë, prandaj shumë prej “matematikave” mund të bien, ashtu siç ranë më 9 shkurt.

Besoj dhe shpresoj që klasa politike do t’i lërë anash inatet personale dhe do të jetë e ndërgjegjshme që interesat personale të mos dominojnë mbi ato shtetërore. Kosova nuk ka as kohë, as luks për të shkuar sërish në zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *