OPINIONTË FUNDIT

“Tre atllarë për një mullar”/ Tali komenton qëndrimin e Haradinajt pro një qeverisjeje opozitare: E vështirë sepse..

Parlamenti do të përpiqet sërish nesër të zgjedhë Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit, pas tetë përpjekjeve të pasuksesshme deri më tani. Pavarësisht mbështetjes nga partia e saj, Haxhiu nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme, duke e lënë procesin të bllokuar dhe të pasigurt.

Nga ana tjetër, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur pro një qverisje të re, asaj të opozitës.

“Jam për po, aktualisht një të drejtë morale e ka PDK-ja, ka më së shumti vota dhe do të ishte Bedri Hamza. Po nëse do e arrinim marrëveshje PDK-LDK, edhe Lumir Abdixhiku për mua është i pranueshëm“. tha Haradinaj.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se formimi i një qeverie stabile nga opozita duket i pamundur, pasi bashkimi i tri partive shihet si i paqëndrueshëm.

Sipas Talit, “tre atllarë për një mullar, është shumë”.

Derisa thekson se, procesi i zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit ka hyrë në qorrsokak për shkak të ngërçit ligjor, duke e bërë të pashmangshme diskutimin për zgjedhje të reja.

“Të ju them të drjetën unë si zgjidhje të kësaj nyje po i shoh zgjedhjet e reja, nuk besoj që as opozita do të jetë në gjendje për të krijuar Qeveri stabile. Tri parti “tre atllarë është shumë vështirë m’i lidhë për një mullar”.

Unë e shoh si problem mënyrën e shkuarjes në zgjedhjet e reja për shkak të normativave ligjore.

Zgjedhja e Kryetarës/Kryetarit të Kuvendid është fut në një qorrsokak për mos të thënë pa zgjidhje po them futile”, thotë ai.

Kurse, n fund, Tali shton se asnjëra palë s’do të tërhiqet për të mos u keqinterpretuar, por kjo krizë po shihet si një mësim se si nuk duhet vepruar në të ardhmen.

“Asnjëra palë, pas gjithë këtyre deklarimeve dhe veprimeve këto javët e fundit, nuk do të lëshojë pe sepse pastaj do të keqinterpretohet.

Sodoqoftë, kjo është një eksperincë (ndonëse fare e pa nevojshme) e cila do të na shërbejë për të ardhmen se si nuk duhet vepruar” – përmbyll ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *