TË FUNDIT

Manxhuka Demanton Dokumentin e Gazetës Demos që Pretendoi se ishte Letra e Dorëheqjes së Kurtit

Gjatë ditës së sotme, Gazeta Demos publikoi një dokument pa nënshkrim, duke pretenduar se ishte një letër e dorëheqjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e cila sipas tyre i ishte dërguar Kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari.

Megjithatë, këtë pretendim e ka mohuar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka. Ai theksoi se një letër e tillë nuk ka nënshkrim dhe nuk është dërguar asnjëherë, transmeton KosovaNews.

“Një letër e tillë, siç shihet, nuk ka nënshkrim dhe nuk është dërguar asnjëherë,” shkroi Manxhuka në rrjetin social Facebook, duke postuar lajmin e Gazetës Demos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *