POLITIKATË FUNDIT

Spahiu: VV-ja ka frikë që Fatmir Limaj mund ta tradhtojë

Profesori Nexhmedin Spahiu thotë se emri i kryetarit të Kuvendit po mbahet sekret për arsye që akoma po qarkullojnë elemente pazari.

Spahiu thotë që LVV-ja ka frikë se nëse Fatmir Limaj zgjidhet kryetar do të mund t’i tradhtojë.

“Akoma ka elemente pazari. Sepse, VV-ja ka frikë që Fatmir Limaj mund ta tradhtojë – mund të zgjidhet kryetar i Parlamentit, pastaj mund të mos e votojë qeverinë, mund t’i shantazhojë përsëri. Unë besoj që Limaj nuk ka interes që me tradhtu VV-në, sepse shkojnë në zgjedhje dhe PDK-ja nuk e merr në koalicion dhe ai nuk mundet me kalu pragun.

Interesi i Fatmir Limaj është me funksionua në qeveri. E më besoj që s’mund të rregull raportet as me Haradinajn. VV-ja nuk ka arsye me iu frikësua Fatmir Limajt që e tradhton. Sa e njoh, Fatmiri nuk është njëri jointelegjent, në kuptimin që me bë budallak dhe që ta bëjë këtë veprim, kundër interesit të tij”, deklaroi ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *