TË FUNDIT

Ministri Çeku i përgjigjet Ramës: Jam i gatshëm për debat por në gjykatë, aty ku flitet me fakte dhe prova

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, i është përgjigjur kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili gjatë ditës e ka ftuar në debat publik. Çeku ka thënë se do të ishte i vullnetshëm për debat, por vetëm në gjykatë, pasi tashmë i kanë dorëzuar provat në

Prokurori e Polici për keqpërdorim të buxhetit të shtetit në vlerë disa milionëshe.

“Kryetari i Prishtinës më paska ftuar në debat publik. Po, do të isha shumë i vullnetshëm për debat, por në gjykatë. Çdo përballje publike tjetër me një gënjeshtar të paskrupullt është e pakuptimtë.

Provat i kemi dorëzuar në Prokurori e Polici. Kemi dyshim të bazuar për keqpërdorim të buxhetit të shtetit në vlerë disa milionëshe”, ka thënë Çeku.

Ai ka thënë se i kanë argumentuar që këto veprime i ka bërë me paramendim dhe qëllimshëm, ndërsa sulmin publik për kinse bllokim nga qeveria e ka kamuflim të veprimeve kriminale në prapavijë.

“Prandaj, debat po, por në gjykatë. Aty ku flitet me fakte e prova. Shpresoj që institucionet e drejtësisë do të reagojnë shpejt. Çdo ditë që ky mashtrues e kalon në krye të komunës është rrezik i madh për buxhetin e shtetit dhe për vet kryeqytetin” , ka përfunduar Çeku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *