ROZËTË FUNDIT

“Kështu mami im nuk të pranon…”/ Gjesti ngacmon Eglin në gjumë: Çfarë gruaje je ti, çohu e bëj…

Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” u organizua një dasmë për Gjestin dhe Eglin. Katër finalistët u surprizuan nga të ftuarit pasi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u futën disa nga ish-banorët si dhe Ledion Liço, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku.

Mëngjesin e sotëm i pari që u zgjua ishte Gjesti dhe teksa Egli flinte gjumë, ai hidhte batuta.

“Kështu mami im nuk të pranon, ajo zgjohet në orën 5 të mëngjes. Çohu e bëj punët. Grua që fle gjumë”, thoshte ai teksa qeshte.

Më pas shkon te Laerti dhe Rozana dhe vijon sërish me batutat e tij për Eglin. Dy finalistët me humor i thanë që le të bëjmë një ‘ceremoni ndarje’, duke shtuar se në këto 3 ditë që kanë ngelur nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër.

Pas ca minutash Egli zgjohet dhe teksa ajo ishte në dush, pranë saj shkon Gjesti që e ngacmon:

“Çfarë gruaje je ti. Oborri është tmerr. As kafen nuk ma ke bërë, asgjë. Të gjitha vetë i kam bërë, asgjë nuk ndryshoi në jetën time. Prapë vetë. Kështu nuk shkon. Ato dëshmitarët le t’a dinë nuk është duke shkuar mes nesh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *