POLITIKATË FUNDIT

Kolonë me automjete ushtarake të KFOR-it drejt Mitrovicës së Veriut, një helikopter e ndjek nga lart

Një kolonë ushtarake e KFOR-it me automjete të rënda është parë duke shkuar në drejtim të Mitrovicës së Veriut, raporton Gazeta Express.

Kolonën po e shoqëron nga lart një helikopter i misionit paqeruajtës të NATO-s.

Sipas videove që kanë ardhur në adresë të Gazetës Express, automjetet u panë në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.

KFOR-i aktualisht është duke e monitoruar situatën në veri, ku të dielën në anën serbe të kufirit pranë Jarinjës disa serbë u mblodhën duke protestuar. Në një moment, protestuesit ia mësynë për ta kaluar kufirin, por u penguan nga policët. Ata kanë insistuar për pak që t’i afroheshin pikës kufitare, andej së cilës po qëndronin trupa të KFOR-it.

KFOR-i nuk e ka përjashtuar mundësinë që aty të ketë pasur edhe grupe të organizuara kriminale.

“Sot, pas koordinimit aktiv me të gjitha palët, Forca e Kosovës – KFOR-i, Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje ka shtuar praninë e saj në Jarinjë për arsye parandaluese të sigurisë. Kjo rritje vjen si pasojë e prezencës së mundshme të grupeve të organizuara kriminale brenda protestuesve”, u tha në një komunikatë.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka njoftuar të dielën se ditët në vijim do t’i nisë stërvitjet ushtarake pranë bazës në Novosellë.

Kështu, KFOR-i synon të përgatitet për të reaguar ndaj krizave. Sipas komunikatës së lëshuar, në këto stërvitje do të përdoren automjete të rënda ushtarake dhe helikopterë.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Frikë, pasiguri dhe mungesë furnizimesh në veri


Kosovë-Shqipëri

Edhe një gazetare nga Ukraina strehohet në Kosovë


Kosovë-Shqipëri

Mbi një mijë ushtarë iu bashkuan FSK-së gjatë këtij viti, Mehaj: Synojmë anëtarësimin në NATO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *