POLITIKATË FUNDIT

Presidenca reagon pas protestës në afërsi të Jarinjës

Pas protestës së organizuar nga grupet djathtiste në pikën kufitare në Jarinjë reagoi edhe shefi i zyrës së presidentes së Kosovës, Blerim Vela, i cili përmes një postimi në Twitter është shprehur se e gjitha ishte e organizuar nga Beogradi dhe se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm.

“Protestuesit kaluan nga “nema predaje” (pa dorëzim) në “hajmo nazad” (të tërhiqemi)… Kjo tregon se sa e organizuar ishte kjo “protestë” e regjimit të Serbisë . Kosova nuk do të bjerë pas kësaj teatrale të krahut të djathtë të sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska. Integriteti ynë territorial është i pacenueshëm”, shkroi Vela në Twitter./21Media

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

KFOR-i konfirmon shtimin e prezencës në Jarinjë shkaku i protestës


Kosovë-Shqipëri

Shpërndahen shumica e serbëve në Jarinje


Kosovë-Shqipëri

Trupa amerikanë në kuadër të KFOR-it në Jarinjë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *