Koalicioni i ri qeverisës: LVV dhe LDK apo një marrëveshje me PAN-in? – Ja çfarë thotë Zeqiraj
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit i fitoi Lëvizja Vetëvendosje, dhe këtë e ka konfirmuar para pak ditësh Komisioni Qendror Zgjedhor.
Por, kjo e fundit nuk ka mjaftueshëm vota për formimin e Qeverisë së re.
Ndërkaq, që pas përfundimit të zgjedhjeve, tema aktuale në vend është kush me do të bëjë koalicion.
Lidhur me këtë çështje, opinionisti Idriz Zeqiraj, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka treguar se kush po kërkon që të krijohet qeveria pa Kurtin kryeministër.
“Opozita PAN-iste, pothuaj se, qysh në muajin e parë ka filluar kërkesen e rrëzimit të Qeverisë Kurti, duke kërkuar ndihmën e shteteve të QUINTIT dhe të ambasadorëve tjerë. Edhe tani kërkojnë ta bëjnë qeverinë opozita e bashkuar. Këtë e preferon edhe Quint-i. LDK më e rezervuar, por klani Mustafa mjaft i aktivizuar, sepse koalicionin me PDK-në disa e kanë “për zemër!” Përsëri është aktivizuar kontraversi Baton Haxhiu, me nder i futë hundët në çdo b..! Ai zgjidhje të pranueshme e quan koalicionin e opozitës së bashkuar, pa LVV. Nëse kjo dështon, të bëhet koalicioni LVV-PDK, me kryeministrin Hamza. Ndërsa LDK-në e donë në opozitë, duke e shantazhuar e frikësuar se nëse e bënë me LVV, e shkrinë atë. Këtë mision Batoni ua ka ngarkuar edhe analistëve të bashkuar, për ta çmontuar LDK-në! Rrezik do të ishte vetëm nëse i jipet hapësirë klanit Mustafa”, ka shpjeguar ai.
Sipas tij, reformat e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë gjysmë të realizuara.
“Kryetari i LDK-së punoi shumë për ringritjen e partisë, por reformat gjysmake nuk e bindën elektoratin se do ta bëjë shkëputjen nga PDK-ja. Deklaratat se LDK nuk ka nuaca ndarëse me LVV, por fondamentare, pra “7 bjeshkë në mes!” Realisht, shumë më të majtë dhe me armiqësorë janë partitë-banda të PAN-it, se sa LVV, e cila ka anëtarësi të re dhe heterogjene. Gazetarë dhe analistë të njohur nga Kosova, e sidomos nga shqiptarët botërorë dhe të huaj, kanë këshilluar LDK-në të qëndrojë larg PAN-it të kriminalizuar dhe më afër LVV. Vetëm trutharët nuk arrijnë ta kuptojnë se PAN-i edhe sot drejtohet nga banda vrastare e Hashim Thaçit, e cila ka përgjakur LDK-në dhe Kosovën, madje është gati ta bëjë këtë edhe nesër!”, ka potencuar ai.
Përveç tjerash, ai ka një mesazh për Abdixhikun, duke i treguar se cila është rruga e LDK-së.
“Për keqardhje, LDK-ja e pas amshimit të kryezotit të saj, kryetarit Rugova, dita-ditës, e prishi kontratën me anëtarësinë, elektoratin. Shpërbërja e Aktivave, me ndërhyrjen e SHIK-ut, përmes Isa Mustafës, ishte goditja e parë e LDK-së rugoviane. Përjashtimi i debatit dhe zgjedhjet aklamative; anashkalimi i Kryesisë dhe strukturave tjera të partisë; centralizimi i kompetencave tek kryetari dhe rrethi vicioz i tij, LDK-ja ruajti vetëm emrin!
Kryetari Lumir Abdixhiku duhet të harrojë “Rrugën e Re”, sepse ajo përjashton rrugën klasike të Rugovës, Pra, -Rruga e Rugovës-, me elementet e saj organizativ të rugovizmit të mirëfilltë, duhet të jetë guidë, udhë-rrëfyese për anëtarësinë, elektoratin, madje edhe për popullin e Kosovës dhe shqiptarët e përbotshëm. Bashkëpunimi me strukturat e partisë dhe anëtarësinë, pamundëson çfarëdo destruktiviteti hileqar dhe karrierist, duke e mbrojtur kryetarin dhe strukturat partiake nga sulme dhe shpifje përçarëse brenda partiake. Debatet ballafaquese, amortizojnë qëllimet e liga të elementëve turbullues, për interesa personale apo grupore”, ka thënë ai.
Po ashtu, ai ka potencuar se nuk ka një “Vjosë” të dytë, duke iu referuar presidentes Osmani.
Zeqiraj ka shpjeguar se kush e prishi koalicionin e VV-së me LDK-në në Qeverinë Kurti I.
“LVV duhet të mendojë me kohë, për të shmangur zgjedhje të shpejta apo edhe ato për zgjedhjen e Presidentit/es, Realisht, aktualisht, nuk kemi një Vjosë të dytë, Prandaj, pse nuk kopjoni diçka të mirë nga Evropa, bota demokratike, për ta ricikluar të mirën e provuar?!
Edhe analistët e paguar dhe njerëzisht të degraduar, “fusin spica”, se “LDK ka provuar, por nuk e duroi LVV” dhe prishi koalicionin, gjë që nuk është e vërtetë. Sepse koalicionin e prishi Hashim Thaçi me Grenellin e kompani. Edhe LDK-ja është e rrëmujshme, kur thotë se “e prishëm koalicionin, sepse Kurti i përjashtoi ministrat tonë, pa ndonjë arsye!” Por, e vërteta është se Hashim dallaverja donte ta shpallte -gjendjen e jashtëzakonshme-, kinse, për Pandemi!? Por, realisht, Hashim presidenti donte t`ia mirrte kompetencat Qeverisë, repektivisht, kryeministrit Kurti, për ta realizuar, me aksion, ndarjen e Kosovës. Kurti rezistoi, e refuzoi Kurti. Por ministrat nuk u koordinuan me shefin Albin dhe kokëtuan me intrigantin Hashim dhe e pësuan. Fundja, shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Gashi, dhe ish-shefi i partisë, Mustafa, e pranuan se Grenell-i urdhëroi këtë krim, i cili i kushtoi shumë Kosovës. LDK dhe LVV, duhet të bëjnë llogari anëtarësinë, elektoratin e tyre, vullnetin e saj. Edhe “zogjtë e malit” e dinë se PAN-i, në vend që të luftonte pushtuesin, i vriste bashkëkombasit, kundërshtarë politikë, për ta marrë pushtetin me dhunë e përgjakje. Edhe sot është palë me Serbinë dhe këtë e ka dëshmuar përgjatë gjithë këtij 4 vjeçari në opozitë”, ka deklaruar ai.
Gjithashtu, Zeqiraj ka dhënë përgjigjen se pse duhet të ketë një koalicion LVV-LDK dhe jo një nga partitë e PAN-it.
“Pse duhet të jenë në koalicion LVV-LDK dhe jo me partitë-banda të PAN-it? Sepse LVV-LDK nuk janë të kriminalizuara, përkundër subjekteve të PAN-it, që kanë përgjakur ushtarakë të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe kuadro e veprimtarë të LDK-së. Atëherë, nëse PAN-istët kthehen në pushtet, qoftë edhe me koalicion, a nuk janë të provokuar, jo vetëm viktimat e qindra familjeve të viktimave të bandave të PAN-it, por edhe shumë mijëra familje, që ndërlidhën me këto familje të viktimave. Mos, vallë, nuk është i mjaftueshëm, qoftë edhe vetëm ky fakt tronditës, kur në tribuna e zyra i sheh këta kriminelë të kollarisur dhe të kapardisur?! Droja është se pushtetarët e sotëm, nuk e ndjejnë këtë provokim të sikletshëm, nuk e kanë provuar këtë gjëmë në familjet e tyre”, ka vlerësuar ai.
Më tutje, Zeqiraj ka disa fjalë edhe për kërkesat e ndërkombëtarëve për krijimin e institucioneve vendore, si dhe ka treguar se çfarë ka ndodhur kur në pushtet kanë ardhur sugjerimet e tyre.
“Kosova ndodhet para proceseve të mëdha e vendimtare për fatin e saj. Dhe, në këtë gjendje mjerane, e kanë sjellur të shantazhuarit me dosje të krimeve të bollshme, përkatësisht, Hashim Thaçi, me shokë dhe bandat e tyre. Prandaj, Kosova, më shumë se kurrë, ka nevojë për shtetarë dhe pushtetarë të përgjegjshëm, atdhetarë dhe, mbi të gjitha, të pashantazhuar dhe me integritet të plotë. Me kuadro të tillë të guximshëm, koalicioni LVV-LDK, do t`u jipte zgjidhjen e duhur çështjeve të shtruara në tavolinën ndërkombëtare. Dhe, këtë do ta bënin shumëfish më mirë shtetarët dhe pushtetarët vendorë, se sa zyrtarët e lartë të Quintit, ambasadorët dhe ndërkombëtarët. Edhe kompozimin e Qeverisë do ta bënin në interes të Kosovës, popullit të saj dhe të shqiptarëve të përbotshëm.
Është provuar, madje katërcipësisht, se ndërkombëtarët, të prirë nga Quinti, gjithëherë kanë preferuar dhe vazhdojnë të sugjerojnë edhe tani, për një qeveri “mish-mash”, të dëgjueshme, për interesat e tyre dhe nuk kanë “qarë kokën” për zgjidhje të drejta dhe afatgjata. Sugjerimi i tyre, për ta sjellur, sërishmi, në pushtet opozitën PAN-iste, skajshëm të kriminalizuar, e cila sfidoi popullin e Kosovës dhe ndërkombëtarët, me listat e tyre të pista të kandidatëve për deputetë, të cilët, për një çerek-shekulli, sorollatën gjyqeve dhe burgjeve, me akuza supër-kriminale, duhet refiuzuar prerazi, duke arsytuar me fakte të bollshme dhe të pakundërshtueshme.
Ndërsa sugjerimi i dytë, i Quintit dhe i ndërkombëtarëve, që të mos zvarritet panevojshëm krijimi i Qeverisë, duhet të dëgjohet dhe të koordinohet për hapat e mëtejmë. Por, duke përjashtuar, ngulmërisht, kompromiset e dhimbshme, të cilat, nën presionin enorme, pikërisht, të Qendrave të Vendosjes, respektivisht, Quintit, iu imponuan shtetit, popullit të sakatosur dhe, tmerrshëm, të përgjakur të Bosnjës dhe Hercegovinës, siç ishte Asociacioni i 14 komunave serbe, me aprovimin insistues dhe garancinë e emisarit amerikan Kristopher Hill, në Konferencën e Deitonit. “Jam penduar se bëra Asociacionin e 14 komunave serbe në Bosnje”,- e pranon Hill!
Por, paradoksalisht, sot, po ky Hill, duke qenë ambasador i Amerikës në Beograd, ngulmon ta bëjë këtë lloj Asociacioni në Kosovën tonë, edhe pse specialistët e kësaj çështjeje, vendorë e ndërkombëtarë, e konsiderojnë si -kanceri i Kosovës-!” Përndryshe, nëse kjo imponohet dhunshëm, Kosova do të vazhdojë të përballet me kriminelët serbë, të tipit Dodik, në vite e dekada, deri në ndarjen e pashmangshme të Kosovës! “Oh. tempora, oh mores”, (thënë shqip -Oh kohë, o zakone-), thërriste latini i lashtë!
Poeti martir çek, Julius Fuçik, para skuadrës pushkatare hitleriane, thërriste: “Njerëz, ju kam dashur, jini vigjilentë!”,”, ka përfunduar Zeqiraj për “Bota sot”