“Xhelozia jote”, Xheneta e thumbon Gjestin nga Dubai?
Xheneta Fetahu në pushime luksoze në Dubai, vazhdon me thumbat misterioze
Xheneta Fetahu ka nisur disa ditë pushimi në Dubai, duke ndarë me ndjekësit imazhe nga destinacioni i saj luksoz. Edhe pse nuk ka zbuluar identitetin e personit që e shoqëron, ajo nuk ka lënë anash thumbat përmes postimeve të saj.
Në një prej fotografive të fundit, ajo u shfaq e veshur me të bardha, duke bërë një përshkrim në anglisht që ngjalli kureshtjen e fansave. Si gjithmonë, ndjekësit kanë nisur spekulimet për kuptimin e mesazheve të saj të fshehta.