TË FUNDIT

Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, ky konsiderohet skenari më real për formimin e qeverisë

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, skenari më real për formimin e qeverisë po konsiderohet që Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese, Nisma Socialdemokrate që ka fituar tre deputetë dhe komunitetet jo serbe të formojnë qeverinë e pakicës me 61 deputetë. Sipas politolgout, Seb Bytyçi të gjitha kombinatorikat ekzistojnë që partia Albin Kurtit të formojë qeverinë, derisa shprehet më skeptik që një gjë e tillë të ndodh nga partitë të tjera.

Në baza të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, të cilës iu kishte bashkuar edhe Alternativa dhe Lëvizje Guxo, ka fituar 42.30 për qind, PDK-ja 20.95 për qind, LDK-ja 18.27 për qind, si dhe AAK-NISMA 7.06 për qind.

Sipas kësaj, LVV-ja ka fituar 48 deputetë, PDK-ja 24 deputetë, LDK-ja 20 deputetë, AAK-Nisma tetë deputetë, si dhe komunitetet jo shumicë 20 deputetë.
Bytyçi për KosovaPress, thotë se në baza të këqyre numrave, sipas të gjitha gjasave qeveria e ardhshme do të formohet nga LVV-ja, Nisma dhe komunitetet jo serbe.

Ai nuk e përjashton mundësinë që krahas tre deputetëve të Nismës, të bashkohet në koalicion edhe AAK-ja me pesë deputetë, pavarësisht deklaratave të liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj se një gjë e tillë nuk mund të ndodh.

Bytyçi është më skeptik për një bashkëpunim mes LVV-së dhe dy partive të tjera më të mëdha, PDK ose LDK.
Ai thotë se mundësia ekziston që opozita të formojë qeverinë, mirëpo sipas tij, gjasat për një gjë të tillë janë të vogla.

Gatishmërinë për formimin e qeverisë nga opozita e kanë shprehur në lidershipin e PDK-së, madje sipas tyre kanë pasur disa takime me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *