TË FUNDIT

Kurti takon Orav, diskutojnë për gjetjet që evidentuan ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e fundit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se së bashku, biseduan rreth zhvillimeve në vend, rajon dhe Evropë.

“Pjesë e diskutimit ishin edhe të gjeturat e raportit të misionit të vëzhguesve të BE-së, që kanë evidentuar ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë. U theksua se ndërhyrje të këtilla në zgjedhje dhe shpërndarja e dezinformatave përbëjnë kërcënime ndaj demokracisë”, thuhet në njoftim. .

Me ambasadorin Orav, kryeministri Kurti bisedoi dhe rreth fuqizimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *