Konjufca: Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj aleatëve SHBA-së dhe shteteve evropiane
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar Ditën e Pavarësisë.
Ndërsa ka uruar pavarësinë, kryekuvendari Konjufca , shprehet se pavarësia u arrit me shumë mund, përpjekje e sakrifica të popullit shqiptar.
“Lufta për çlirim, liri e pavarësi ka në themel gjakun e dëshmorëve të rënë ndër breza.”
Tutje, theksoi Konjufca se “populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj miqve dhe aleatëve në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane që përkrahën çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit tonë të pavarur dhe sovran.”
“Pa ndihmën e tyre kjo rrugë do të ishte më e gjatë dhe më e vështirë. Prandaj sot në këtë ditë feste e gëzimi, reflektojmë mbi këtë histori lirie e dinjiteti, të përkushtuar në rrugën tonë për sovranitet, demokraci e integrim në botën euro-atlantike. Rroftë Republika e Kosovës. Gëzuar!”