Çun Lajçi ia mbyll gojën analistit: Bindjet e mia për Albinin nuk m’i thyen asnjë korporatë milionere
Çun Lajçi ka reaguar ndaj analisti Lirim Mehmetaj, i cili e quan Kurtin, Albin Serbia.
Aktori duke iu kundërpërgjigj thotë se “Albin Kurti është djalë i Kosovës, me rrënjë Shqipërie, dhe kurrë, ama kurrë, s’do të jetë “Albin Serbia”.
Ai ka dy fjalë edhe për median, Klan Kosova, në rastin e Devollëve, për të cilën thotë se ju “– e përmendni emrin tim vetëm kur doni të mbroni vetveten ose padronët tuaj që ju financojnë. Ju nuk më përmendni sepse më doni, as për t’më dhënë hapësirë mediale, por ta bindur audiencën se keni përkrahje nga intelektualët, shkrimtarët dhe artistët”.
“Unë mbetem i mendimeve të mia sot e nesër, pavarësisht moshës dhe jetesës sime me libra rrugëve. Bindjet e mia për Albinin nuk m’i thyen asnjë korporatë milionere! Albin, Ibrahim dhe Hasan Prishtina – vetëm një herë lind nëna!”
Postimi i plotë:
Përgatituni t’ia uroni fitoren, si Trumpit, dhe mos t’ju mbysë xhelozia!
Ju, analistë, me mjekra e pa mjekra, me syze e pa syze, ju, të shiturit dhe të pashiturit që shkumoni për një zallogë në televizionet kosovare:
– Albin Kurti është djalë i Kosovës, me rrënjë Shqipërie, dhe kurrë, ama kurrë, s’do të jetë “Albin Serbia,” siç ke guxuar ta etiketosh ti, mjekërrziu e faqeziu trushpëlarë, ti pështymani kanalist që nxjerr jashtëqitje nga goja!
Derisa dardanët t’hanë bukë në sofrën e tyre dhe Drini i Bardhë të rrjedhë mbi tokën shqiptare, Albin Kurti do të mbetet edhe për 4 vite Kryeministër i Dardanisë – Kosovës – që gjakon të bëhet krah i kapur me shqiptarët e të fluturojë mbi kreshtat tona.
Albin Kurti, plisbardhi, rrjedha e kulluar e Ibrahim Rugovës, është zemra e dardanëve. Ju kurrë s’do ta thyeni dhe kurrë s’do ta turbulloni Drinin e Bardhë me jashtëqitjet tuaja nga gojët e pista dhe bythët e shitura për zallogë shkjau!
Ju, televizionet tona, që merrni shkrimet e mia dhe i ktheni në lajme – siç bëri dje TV Klan – e përmendni emrin tim vetëm kur doni të mbroni vetveten ose padronët tuaj që ju financojnë. Ju nuk më përmendni sepse më doni, as për t’më dhënë hapësirë mediale, por ta bindur audiencën se keni përkrahje nga intelektualët, shkrimtarët dhe artistët.
Gabim e keni!
Unë shkruaj edhe për gabimet e Kryeministrit, sepse nuk dua të zvogëlohem me “rrotat” e Devollëve. Peja është edhe e shkrimtarit Ramiz Kelmendi, e poetit Azem Shkreli, e artistit Faruk Begolli, e historianit Ali Hadri (dhe pse jo, edhe e imja). Ai s’kishte nevojë të gjykonte Devollët, sepse me gjykata merren të tjerët, e gabimet e tyne herdo kur do të pastrohen sipas rendit e ligjit!
Albini, populli dhe flamuri tregojnë qartë se sa janë të ngjeshur me thoin kosovar. Kot lodheni duke futur përçarje aty ku rrjedh gjaku!
Unë mbetem i mendimeve të mia sot e nesër, pavarësisht moshës dhe jetesës sime me libra rrugëve. Bindjet e mia për Albinin nuk m’i thyen asnjë korporatë milionere! Albin, Ibrahim dhe Hasan Prishtina – vetëm një herë lind nëna!
Përgatituni t’ia uroni fitoren, si Trumpit, dhe mos t’ju mbysë xhelozia!
18 janar 2025