Nexhmedin Spahiu: Nëse s’ka marrëveshje Kosovë-Serbi – do të shkojmë drejt luftës
Duke komentuar zhvillimet e fundit në verI të vendit, njohësi i zhvillimeve politike, Nexhmedin Spahiu ka thënë se nëse së shpejti nuk do të arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë për normalizim të raporteve, atëhere vendi është duke shkuar drejt një lufte.Sipas Spahiut, Vuçiqi me tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës si dhe vendimin që nxënësit të mos shkojnë në shkolla, është sinjal që vendi është duke shkuar drejt një lufte.
“Nëse nuk bëhet një marrëveshje ne po shkojmë drejt luftës. Nëse Vuçiqi i ka tërhequr serbët nga institucionet, i ka ndaluar nxënësit të shkojnë nëpër shkolla, atëhere ky është akt lufte. Gjithmonë ka hapësirë për ta parandaluar një situatë, por a do të parandalojhet këtu, mbetet të shihet”, tha tutje Spahiu në Politiko.Ai ka shtuar, se serbët nuk tërhiqen lehtë nga vendimet e tyre të fundit, kjo pasi sipas tij bazohet edhe nga roli i tyre në historinë e luftërave.