POLITIKATË FUNDIT

Qeveria pas takimit Kurti, Lajçak dhe Escobar: Ka dakordim të përbashkët që duhet të hiqen barrikadat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se në takim kishte dakordim të përbashkët që duhet të hiqen barrikadat në veri të cilat pengojnë lirinë e lëvizjes.

“Diskutuan për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe hapat e mëtejmë, zhvillimet e fundit në vend dhe çështjet aktuale”

“Përmes gatishmërisë për takime dhe diskutim, Republika e Kosovës ka dëshmuar në vazhdimësi së është palë konstruktive që angazhohet për arritjen e një marrëveshje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve të ndërsjella me Serbinë me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.​

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Zëdhënësja e EULEX-it: Situata e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës është shqetësuese


Kosovë-Shqipëri

Sarrazin: Kriza në veri të Kosovës të përdoret për të çuar përpara dialogun


Kosovë-Shqipëri

Kur do të hiqen barrikadat sipas Escobar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *