POLITIKATË FUNDIT

Arben Taravari ministri i parë i qeverisë së re që përmbush një premtim akoma pa u bërë 100 ditë!

Ajo me të cilën karakterizohen më së shumti politikanët janë premtimet, pasi mënyra më e lehtë për të “joshur” votuesit potencial janë pikërisht premtimet. Nuk është fare e vështirë të premtosh, çështja esenciale qëndron te fakti sa prej politikanëve premtojnë dhe u qëndrojnë pas atyre premtimeve. Nga momenti i zgjedhjes së qeverisë së re, ministri i parë me premtim konkret e më shumë se kaq datë konkrete për realizimin e të njëjtit është ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili ka arritur të përmbush një premtim akoma pa u bërë 100 ditët e para të qeverisë së re. Me këtë vendim, Ministria e Financave obligohet që të sigurojë deri në dhjetor 2024 mjete shtesë financiare në lartësi prej 38.000.000,00 denarë për punësim të 300 specializantëve privat, shkruan Zhurnal.

Me propozim të ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari, në mbledhje të Qeverisë sot u shqyrtua dhe miratua informacioni për punësim të specializantëve privat nga sfera e shëndetësisë të nevojshëm për qendrat shëndetësore publike në RMV për vitin 2024.

Me këtë vendim, Ministria e Financave obligohet që të sigurojë deri në dhjetor 2024 mjete shtesë financiare në lartësi prej 38.000.000,00 denarë për punësim të 300 specializantëve privat.

“Në bazë të këtij vendimi, Ministria e Shëndetësisë, në përputhje me analizat për kuadrot deficitare dhe sistematizim të vendeve të punës në institucionet shëndetësore publike të konfirmojë nevojat urgjente për punësim të 300 specializantëve privat deri në fund të vitit 2024”, qendron në njoftimin e Qeverisë së RMV-së.

Kujtojmë që, ky nuk është vendimi i parë i Taravrit si ministër i Shëndetësisë pasi i njëjti javë më parë pati mor edhe një vendim më të guximshëm e të rëndësishëm që fliste për vizionin e tij që brengë kryesore është menaxhimi racional i buxhetit të shtetit.

Fjala është për vendimin që para çdo interesi atij personal e partiak vendosi interesin e përgjithshëm shtetëror. Jemi mësuar të shohim veprime e mashtrime të natyrave të ndryshme madje edhe të atyre përmasave që nuk mund t’i dalin as zot, vetëm për një grusht votash e për ngritje të partisë. Bie fjala idetë për agjendës së gjelbër pa çka se vendi ngulfatej nga deponi të shumta e në çdo kënd. Pra, në vendin ku hapësirat e gjelbra mund t’i shohin qytetarët vetëm nëse vendosin syze me këtë ngjyrë në të kundërtën e tymi zi dhe ngjyra betoni dominojnë në çdo cep.

Apo jemi mësuar të shohim kryetar komunash që i kanë për qejfi makinat luksoze e të shtrenjta, pasi nuk u shkohet në punë me makinë standarde, rasti i Merkos në Strugë. Raste të tilla ka me bollëk kur të vetquajturit politikanë dhe njerëzit me fat që ndodhen në pozita të ndryshme bartës të funksioneve publike, në radhë të parë vendosin interesin personal pastaj atë klanor e partiak. Por, parullat që ndryshimi erdhi siduket po marrin formë dhe kuptim pasi vendimi i Taravarit e mundësoi këtë që nga fjalët të kalohet në vepra.

“Me propozim tonë, Qeveria merr vendim për shfuqizimin e drejtorëve organizativë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë miratoi informacionin për shfuqizimin e pozitës së drejtorëve organizativë në spitalet e vendit. Ky vendim vjen si pasojë e reduktimit të shpenzimeve si dhe zgjidhjes së problemeve administrative për shkak se dy pozita udhëheqësi krijon paqartësi rreth kompetencave dhe përgjegjësisë, pati shkruar ministri Shëndetësisë, Arben Taravari.

Të gjithë politikanët e sidomos liderët e partive politike duhet të ndjekin shembullin e Taravarit –

Nëse synohet progresi i përgjithshëm shtetëror, nëse gjithsecili pajtohet se ky vend ka stagnuar është e domosdoshme që të merren vendime që kërkojnë guxim. E shpesh herë këto vendime mund të bien ndesh me interesat personale e partiake por duhet të merren. E pikërisht këto vendime i marrin ata që vërtetë janë liderë vizionarë dhe synojnë një qëllim të përbashkët, zhvillim dhe krijim të kushteve për jetë dinjitoze.

Nëse deri dje në Maqedoninë e Veriut është luftuar për të mbijetuar që nesër duhet punuar që mbijetesa të shndërrohet në jetë normale dhe mesatare që gjithsecili ta ketë hapësirën e merituar dhe atë që e kërkon. Por, kjo nuk arrihet dot kur pjesë e pushtetit bëhen politikanë që nuk shohin përtej partisë.

Për fat të mirë të qytetarëve në pushtetin e ri ka kalibër të atillë të politikanëve që punojnë dhe brengosen për jetën dhe vështirësitë e qytetarëve, i vetmi që ka dëshmuar këtë në praktikë deri në këto momente është Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë dhe njëherit kryetar i ASH-së.

E këtë shembull duhet ta ndjekin të gjithë, kolegët e kundërshtarët politikë. Sepse, vetëm duke u kursyer buxheti i shtetit reflektohet brengosje e angazhim për të ardhmen e vendit. Në të kundërtën, ata që zhvasin buxhetin e shtetit pas kamerave e para kamerave deklarojnë se ia duan të mirën vendit. Edhe na gënjejnë edhe na mashtrojnë por në faktin dëmin më të madh që na bëjnë është se na vjedhin dhe shkatërrojnë të ardhmen tonë që aksidentalisht bie në duar të tyre. /Zhurnal.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *