13 mijë bileta falas për tifozët nga Federata e Marokut
13 mijë bileta falas do të shpërndahen për tifozët e Marokut, për ndeshjen gjysmëfinale që kombëtarja e tyre do ta luajë ndaj Francës.
Kjo ndeshje është e vlefshme për fazën gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Njoftimi është bërë nga Mohamed Boudrika, anëtar i bordit të federatës, drejtpërdrejt për tifozët që ndodheshin pranë hotelit ku është përqendruar përzgjedhja.
“Jam i sigurt se do të ketë bileta për të gjithë”, tha drejtori, fjalët e regjistruara nga radio franceze RMC. Biletat do të shpërndahen këtë të martë pranë fazës gjysmëfinale.
Maroku arriti një kualifikim të paprecedentë për në gjysmëfinale të një Botërori pasi eliminoi Spanjën dhe Portugalinë, përkatësisht në finalen e tetë dhe çerekfinale. Më parë, ata kishin mundur Kanadanë dhe Belgjikën dhe barazuan me Kroacinë, rezultate që i sollën vendin e parë në Grupin F.