POLITIKATË FUNDIT

Kasami i kundërpërgjigjet Ahmetit: VLEN ka legjitimitetin e plotë të përfaqësimit të shqiptarëve, merru me funksionarët e tu

Koalicioni VLEN ka legjitimitetin e plotë të përfaqësimit të shqiptarëve, ndërsa kreu i BDI-së Ali Ahmeti, duhet të merret me funksionarët e tij që kanë keqpërdorur detyrat zyrtare dhe për të cilat do të përgjigjen, shkruan Alsat.

Kështu ka komentuar kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, deklaratën e Ahmetit, i cili akuzoi se Qeveria e re, nuk ka legjitimitetin për të përfaqësuar shqiptarët.

“Koalicioni VLEN ka legjitimitetin e plotë të përfaqësimit të shqiptarëve. BDI dhe Ali Ahmeti duhet të kenë hallin e funksionarëve të tyre që kanë keqpërdorur pozitat zyrtare dhe për të cilat ata duhet të japin llogari. Ashtu sikurse erdhëm në krye të komunës së Tetovës e që e gjetëm në gjendje katastrofale dhe për dy vite e gjysmë përmirësuam ndjeshëm kushtet për qytetarët tetovarë me realizimin e projekteve në interes të tyre, po ashtu edhe në pushtetin qendror, koalicioni VLEN me legjitimitetin e marrë nga shqiptarët do përfaqësojë shqiptarët dhe do realizojë projekte të rëndësishme për përmirësimin e jetës së tyre të përditshme, por edhe të drejtave të tyre si shqiptarë”, tha Bilall Kasami. Kryetar i Lëvizjes BESA./ Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *