Konjufca: BE sikur po mundohet ta amnistojë Vuçiqin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ndodhet në një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut.
Nga shteti fqinj, ai tha se tensionet e fundit në veri të Kosovës janë të orkestruara direkt nga Beogradi e vet president serb Vuçiq dhe jo spontane.
Konjufca shtoi se ajo që i bën më shumë përshtypje është reagimi i Bashkësisë Evropiane që sipas tij nuk adreson saktë përgjegjësinë dhe duket sikur do ta amnistojë Vuçiqin.
“Deri tani nuk kemi parë një gjuhë dhe ndërhyrje të qartë të Bashkimit Evropian për me ndëshku këto veprime të paligjshme dhe antikushtetuese të Serbisë brenda Republikës së Kosovës. Nuk kam parë një reagim të fugishëm të bashkësisë evropiane.
Nuk ka një dënim të saktë dhe ndërlidhje të veprimeve që po ndodhin në veri të Kosovës, sikur po mundohen ta aministojnë Vuçiqin. Asgjë nuk është spontane, që na vjen prej Serbisë. Është e orekstruar prej Beogradit e gjithē kjo që po ndodh”, tha Konjufca për rtv21.