Konjufca: S’pres diçka të rëndësishme nga takimi Kurti-Vuçiq, Asociacioni s’është në rend dite
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka komentuar takimin e së mërkurës midis kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Konjufca ka thënë se se nuk pret diçka të rëndësishme dhe esenciale nga ky takim.
Në një prononcim për media Konjufca ka theskuar se nuk në rend të ditës për Kosovën nuk është çështja e Asociacionit, por zbatimi i Marrëveshjes Bazë nga Serbia.
“Nuk pres diçka të rëndësishme dhe esenciale. Nuk pres nga Serbia që ajo do ta zbatojë Marrëveshjen Bazike. Kurrfarë Asociacioni nuk është në rend dite për Republikën e Kosovës, njëherë për njëherë”, ka thënë Konjufca për RTV21.