Të paktën 35 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Kuvajt – detaje dhe pamje nga vendi i ngjarjes
Të paktën 35 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një ndërtesë në Kuvajt, sipas mediave shtetërore.
Zjarri të mërkurën në mëngjes në distriktin jugor Mangaf gjithashtu lëndoi të paktën 15 të tjerë, njoftoi agjencia e lajmeve KUNA, përcjell Telegrafi.
“Ndërtesa të cilën ka përfshirë zjarri është përdorur për strehimin e punëtorëve dhe aty ka pasur një numër të madh punëtorësh”, ka thënë një komandant i lartë i policisë për televizionin shtetëror.
Sipas tij, “dhjetëra u shpëtuan, por për fat të keq pati shumë vdekje si rezultat i thithjes së tymit nga zjarri”.
“Ne gjithmonë alarmojmë dhe paralajmërojmë kundër” grumbullimit të shumë punëtorëve në strehimore, tha ai, pa dhënë detaje mbi llojin e punësimit të punëtorëve ose vendin e origjinës.
Autoritetet thanë se zjarri ishte vënë nën kontroll dhe po hetojnë se çfarë e shkaktoi atë.
#BREAKING: 53 people killed and 40 injured in a Mangaf building fire in Kuwait's Southern Ahmadi Governorate. 5 among those killed are Indian. Indian Ambassador to Kuwait has left for the labour camp where fire erupted. Kuwait Govt orders massive demolition of illegal buildings. pic.twitter.com/P08oPG6iPO
— Aditya Raj Kaul (@AdityaRajKaul) June 12, 2024