Funksioni sekret i trekëndëshave të vegjël në aeroplan, pak njerëz e dinë këtë
Nëse keni parë më nga afër kabinën e pasagjerëve të aeroplanit, mund të keni vënë re se ka trekëndësha të vizatuar në vende të caktuara. A keni menduar ndonjëherë se çfarë kuptimi kanë ato?
Pjesa e brendshme e kabinës është e shënuar me trekëndësha të vegjël që mund të jenë të kuq ose të zi.
Siç raporton, Travel Leisure, këta trekëndësh janë në linjë me krahët e aeroplanit dhe shërbejnë për një funksion të veçantë.
Ato janë veçanërisht të dobishëm në kushtet e dimrit për t’u siguruar që krahët të jenë shkrirë siç duhet (kërkohet një inspektim përpara nisjes, megjithëse kjo zakonisht bëhet nga ekuipazhi në tokë).
Vendet poshtë trekëndëshave ndonjëherë mund të referohen edhe si “Sediljet e William Shatner”.
Ekziston edhe një avantazh tjetër i fshehur i këtyre trekëndëshave të zinj. Nëse jeni duke fluturuar me një linjë ajrore që ju lejon të zgjidhni vetë vendin tuaj, kërkoni një nga trekëndëshat në kabinë. Kushdo që pëlqen të bëjë foto ose video nga dritarja për Instagram, do të ketë pamjen më të mirë mbi krahët nga këto ndenjëse.