Uncategorized

Redaktori i KTV-së Krasniqi: Qeveria refuzoi Draft statusin e BE’së për Asociaciomin

Qeveria e gjuajti në bërllok Draft-statutin e BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Pra, i tha jo një dokumenti që e kemi kritiku të gjithë dhe nga i cili jemi frikësu të gjithë.

Kështu po e lexoj letrën e Gërvallës, me të cilën po thotë se Kosova po e harton vet Draft-statutin.

Letra nuk është përpjekje për ta bindë Komitetin e Ministrave ta pranojë Kosovën në Këshillin e Evropës. Po e dimë të gjithë, e edhe Qeveria, që kjo s’ndodhë.

Letra, me të cilën konfirmohet refuzimi i Draft-statutit të BE-së, është kundërpërgjigje ndaj ndërkombëtarëve. Pra, nëse ju po na e kushtëzoni anëtarësimin me Draft-statutin e BE-së, dijeni që ne atë Draft-statut e hodhëm në bërllok dhe po e bëjmë tonin, konform Kushtetutës dhe ligjeve tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *