OPINION

Vota juaj është e drejta juaj! Por mendohuni mirë, a e meritojnë këta HORRA përkrahjen tuaj!

Të dashur votues e aktivistë të PDSH-së, BDI-së dhe Aleancës së Z.S! Në këto zgjedhje, liderët e partive tuaja u bashkuan pas plot 22 viteve lufte të ashpër me njëri tjetrin, ku pa fajin tonë, na përfshinë të gjithëve, madje duke na detyruar edhe të mos u flisnim të afërmve tanë që nuk votonin si ne! Në këtë luftë , më së shumti e kanë pësuar aktivistët, votuesit e thjeshtë! Ky bashkim, sa i çuditshëm, po aq i neveritshëm, nuk erdhi as për për shkak se populli e kërkoi, e as sepse rrezikohet ardhmëria europiane. Ky bashkim erdhi vetëm sepse kërcënohej seriozisht humbja e kolltuqeve të këtyre liderëve! Ata e treguan me prova, që janë të gatshëm të shesin gjithçka, partinë, idealin, aktivistët, vetëm për përfitime personale, vetëm për të siguruar të ardhmen e shtatë brezave në familjet e tyre. E kur e panë rrezikun e humbjes së kolltuqeve, e me këtë të milionave që ia vjedhin këtij populli, këta liderë harruan çdo të zezë që kanë thënë për njeri-tjetrin, lëpinë gjithçka që kanë pështyrë, vetëm e vetëm që të vazhdojnë t’i ruajnë kolltuqet për rehatinë e të ndenjurave të tyre‼

Po JU, të nderuar AKTIVISTË! A ua keni bërë HALLALL vrasjet, plagosjet dhe të gjitha të zezat që ua kanë bërë për 22 vite këta HORRA, duke filluar që nga rasti i Brezës, Rakovecit, Kondovës, Sopotit, Brodecit, Harun Aliun, Alfa, Vaksincën, Haraçinën, Monstrën, Kumanovën, Almirin, Komandant Shqiponjën, Llaskarcën, Spitalin Modular, Bullgarinë, etj!

A ua keni bë HALLALL burgjet që i keni vuajtur ju dhe familjarët e juaj nga montimet, qoftë të njërit ose tjetrit subjekt, e që sot i keni të bashkuar nëpër lista për deputetë!

A ua keni bërë HALLALL që për 22 vite, vetëm sepse keni qenë aktivist i njërës parti, keni mbetur pa punë, të varfër, të papërfillur dhe jeni detyruar që ose vetë, ose ndonjë familjar i juaji, të ikni në gurbet sepse nuk keni pasur rrugëdalje tjetër!

Çfarë do ju thoni nesër varreve të më të dashurve tanë që ikën nga kjo botë me zemër të thyer sepse këta HORRA, në luftën për të mbrojtur kolltuqet e tyre, u shkaktonin tragjedi të vërteta në familje! A ua keni bërë HALLALL edhe për ata!

Vota juaj është e drejta juaj! Por mendohuni mirë, a e meritojnë këta HORRA përkrahjen tuaj!
Unë për vete kurrë nuk ua bëj HALLALL! Do ua kërkoj HAKUN në këtë botë dhe tjetrën. Unë do t’i dënoj ME VOTË!

Nga: Bekim Fazliu – Ish deputet i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *