Kurti flet pas aksidentit: Kishim fat në fatkeqësi
Një veturë nga eskorta e kryeministrit Albin Kurti është aksidentuar rrugës për Gjilan.Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu e ka konfirmuar lajmin duke shtuar se nuk ka të lënduar. Ai tha se në automjetin që është aksidentuar nuk ka qenë kryeministri.
Ndërkohë, gjatë fjalimit në komunën e Gjilanit, aksidentin e përmendi edhe vet kryeministri, Albin Kurti. Ai tha se ky aksident ishte edhe njëra nga arsyet e vonesës.“Kërkojmë falje për vonesën sonte sepse ishim në kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere dhe aty qëndruam më gjatë sesa planifikuam. Ndërkaq teksa vinim në Gjilan automjeti i eskortës tonë teksa ishin mbrapa nesh ka pasur një aksdient komunikacioni. Por tani morëm vesh se nuk ka të lënduar, dhe kemi pasur fat në këtë fatkeqësi”, deklaroi Kurti.