POLITIKA

Taravari në takim në Kumanovë me sportist, klube dhe veteran të suksesshëm në kuadër të ditës ndërkombëtare të sportit

Kandidati për President nga radhët e VLEN Arben Taravari ka zhvilluar sot në qytetin e Kumanovës, takim me sportist, klube dhe veteran të sukeshëm. Nga kjo ngjarje e organizuar për hir të ditës ndërkombëtare të sportit kandidati për President Arben Taravari ka pranuar komente dhe sugjerime nga sportistët në lidhje me problematikat, sfidat, mundësitë dhe zgjidhjet e mundshme që ka sporti në Maqedoni të Veriut.

‘Sot një aktivitet i rëndësishëm shumë për mua. Për hir të ditës ndërkombëtare të sportit zhvilluam një takim me sportistët e zonës së Kumanovës, klubet sportive dhe veteranët e sportit për të bashkëbiseduar për programin të cilën ne e përgatisim dhe jemi në përfundim. Sot morëm komentet e tyre për periudhën e kaluar se si është trajtuar sporti. Unë mendoj që në nivel shtetëror nuk ka qenë i trajtuar mirë. Duhet seriozisht të mendojmë për subvencionime për sportistët e suksesshëm që i kemi dhe për klubet sportive. Mendojmë që Agjencinë për Rini dhe Sport të shndërrohet në Ministri, Agjenci apo Drejtori të dedikuar vetëm për sportin. Kjo do ti jepte vlerë sa më të rëndësishme në shoqëri.’

Arben Taravari bënë thirrje nga Kumanova, që sporti të jetë në fokus dhe roli primar i shoqërisë, qeverisë dhe shtetit duhet të jetë detektimi dhe ndihma ndaj sportistëve të suksesshëm të cilët janë ambasadorët më të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut.

‘Ne e shohim të gjithë se kemi sportistë shumë të mirë të cilët dalin prej Maqedonisë së Veriut, të cilët këtu lindin, këtu shkollohen, dhe pastaj shkojnë e bëhen super të suksesshëm në botë. Duhet të gjejmë mënyrën se si ti detektojmë dhe ti nxjerrim në sipërfaqe. Natyrisht shoqëria, qeveria dhe shteti kanë për detyrim që ti detektojnë këto njerëz, ti ndihmojnë sepse ata e luajnë rolin e ambasadorëve të shtetit në përgjithësi.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *