OPINION

Koalicioni për Europë apo për Xhep!?

Nga Premtim Dema

Më vjen të qesh kur lexoj dhe dëgjoj për të ashtuquajturin “Frontin Europian” si shpëtimtar i qytetarëve të Maqedonisë, për rrugëtimin drejt BE-së.

Nuk e kuptoj se kujt duhet t’i japin “ujë me shoshë” aq më keq që mendojnë se inteligjenca e qytetarit shqiptar është zero.

Si mund të flasim për BE kur në atë të ashtuquajtur koalicion janë mbledhur të gjithë zullumqarët e projekteve të krimit, këta “shpëtimtarë” që i kanë shkaktuar aq dëm buxhetit dhe qytetarëve.

Projektet për Xhep: NON GRATAT, SORAVIAT, E-GO, KORIDORI 8, SPITALET E COVIDIT, TENDERET, MINIERA E KROMIT NE STRUMICE dhe dhe…

Në BE nuk shkohet me fjalë boshe dhe krim të organizuar, por me vepra.

Grupi i interesit ka mbledhur në vete “viktima dhe dhunues”, “aminxhinj të përjetshem” dhe më i çuditshëm ështe fakti se nuk e kemi ditur që në luftën e 2001 paskemi heronj të komunitetit rom dhe turk.

Kur vjen në pyetje interesi i ngushtë i harron edhe vlerat, por më keq akoma, tradhton edhe vetveten. Interesi qytetar nuk matet me shumën e posteve dhe dikastereve, por me të ardhmen dhe perspektivën e vendit.

Fronti Europian që bashkoi Ziadinin, Aliun dhe këto të tjerët produkte “No-Name”, a mendoni që është për JU o qytetarë shqiptarë apo për llojin e projekteve që i përmenda me lartë?!

Ky shkrim është për të gjithë ata përkrahës të ASH-së që kanë besuar në luften kundër BDI-së dhe tash detyrohen që BDI-në ta njohin për Nënë e Baba!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *