Serbia do kthim në Kosovë, përgjigje nga UÇK
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Faton Klinaku, reagoi pasi Beogradi paralajmëroi kthim trupash në Kosovë. Më saktë, ishte drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviç, i cili tha se Beogradi do të shqyrtojë kthimin deri në 1000 anëtarë të forcave të sigurisë në Kosovë.
Për Klinakun, kjo do të thotë se lufta ishte “e pashmangshme”.
“Le të përgjigjemi sërish me një luftë të drejtë, të pashmangshme dhe të domosdoshme”, ka shkruar Klinak në rrjetet sociale.