POLITIKATË FUNDIT

Osmani: Pas kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit, tash është koha edhe për presidentin shqiptar

Kandidati i BDI-së për president, Bujar Osmani sonte në konventën e partisë për prezantimin e tij tha se pas një kryetari të Kuvendit dhe kryeministri të sukseshëm ka ardhur koha që të kemi edhe një president të Republikës të sukseshëm, njofton SHENJA.

“Ne ia dolëm të ndërtojmë një shoqëri të popujve të barabartë. E dëshmuan se mund të kemi një kryetar të sukseshëm të Kuvendit, një kryeministër të sukseshëm. Tani na takon neve brezit tonë të dëshmojmë se mund të kemi president të Republikës poashtu të sukseshëm”, u shpreh Osmani.

“Një president që do të bashkojë por edhe një president që do të kujdeset për institucionet dhe për respektimin e rendit kushtetues”, deklaroi më tej Osmani. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *