Serbët po krijojnë barrikada me kamionët që ua kishte dhuruar BE-ja
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përgjatë së shtunës, pjesëtarë të komunitetit serbë kanë vendosur automjete dhe mjete të rënda në rrugë nacionale të komunave të Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.
Për krijimin e këtyre barrikadave, serbët në veri po përdorin kamionë, të cilat më herët i kishin marrë si donacione nga Bashkimi Evropian.
Në një fotografi që ka shpërndarë gazetarja Kaltrina Zymberi, shihen se si këta kamionë, donacion i BE’së, po shfrytëzohen nga qytetarët serbë për t’i bllokuar rrugët.
Kujtojmë se si pasojë e barrikadave, Policia e Kosovës njofton se janë mbyllur pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.