Psikologu shqiptar: Vajzat duan partner më të madh se moshatarin e tyre, ja arsyet
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Florida, ku një e moshuar 71-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë bashkëshortin e saj.
Xhelozia e sëmurë e Bertha Yalter u bë shkak për sulmin ndaj bashkëshortit të saj, pasi në apartamentin e tyre mbërriti një kartolinë dashurie nga një grua me të cilën ai ka pasur lidhje 6 dekada më parë.
Ndërkohë psikologu Edmond Dragoti, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania foli dhe për çiftet e reja.
Ai theksoi se familja po bëhet gjithnjë më e vogël ndërsa shtoi se vajzat nuk zgjedhin partner të së njëjtës moshë, por të një moshe më të madhe.
“Ka rënë koncepti i martesës ose koncepti i familjes. Familja po bëhet gjithnjë më e vogël dhe rastësore sesa e qëndrueshme. Vajzat zgjedhin një partner të gatshëm, në një moshë më të madhe. Kërkojnë lehtësira në jetë. Të marrësh një moshatar është një investim shumë i madh. Djemtë kërkojnë të njëjtin rol. Përvoja e partneres tyre, i ndihmon ata ose u jep kënaqësinë e kujdesit. Në raporte kanë ego secili, se kush do të jetë në qendër dhe kush do të dominojë. Një raport të rinjsh shoqërohet me konfliktualitet të vazhdueshëm, me fërkime të ndryshme”-tha ai.