Lajm i trishtë për muzikën shqiptare, ndahet nga jeta producenti i njohur
Skena muzikore në Kosovë ka humbur një nga emrat e rëndësishëm të saj.
Producenti dhe artisti Ilir Osmani, i njohur me emrin artistik IlirOs, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur kolegët e artistit përmes rrjeteve sociale, duke kujtuar kontributin e tij ndër vite në muzikën kosovare.
Në mesin e atyre që kanë reaguar është edhe kantautori Genc Salihu, i cili ka publikuar një fotografi të artistit, të shoqëruar me një mesazh përkujtimor.
“Nji prej artistëve ma të randësishëm muzikorë në KS në 2 dekadat e fundit”, ka shkruar Salihu në InstaStory.
IlirOs ishte një nga figurat e rëndësishme të kulturës urbane në Kosovë, duke dhënë kontribut në zhvillimin dhe formësimin e skenës muzikore, veçanërisht të zhanrit hip-hop.
