SPORTITË FUNDIT

Kapiteni gjerman thyen këmbën duke bërë ski, mbyll sezonin

Manuel Neuer po kalon një nga periudhat më të vështira. Pasi përjetoi një Botëror shumë të dobët dhe zhgënjyes, që solli eliminimin e katër herë kampionëve të botës në grupe, kapiteni i Kombëtares dhe Bayern Munchen ka thyer këmbën duke bërë ski!

36-vjeçari gjerman ka mbyllur sezonin, ndërkohë që dha lajmin e keq nëpërmjet një postimi në Instagram. “Çfarë mund të them, fundi i vitit mund të kishte shkuar padyshim më i mirë… Ndërsa po përpiqesha të pastroja kokën gjatë kohës që po bëja ski, pësova një frakturë në pjesën e poshtme të këmbës.

Operacioni i djeshëm shkoi mirë. Shumë faleminderit mjekëve! Megjithatë, më dhemb të di se sezoni aktual ka përfunduar për mua. Kujdesuni për veten, i juaji Manuel”, shkruan lideri i Bayern Munchen.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Sport

“Trajner spektakolar”, kapiteni fton Luis Enriquen tek Atletico Madrid


Sport

Liverpooli gati të paguajë 150 milionë euro për Bellingham


Sport

De Boer: Holanda ka gjasa po aq gjasa sa Argjentina për kaluar tutje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *