Policia kryen bastisje afër kufirit me Serbinë, prezent edhe Sveçla
Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në objektin e fabrikës së vidave në Bërnjak.
Patrullat e Policisë së Kosovës janë vendosur para urës, pranë fabrikës.
Gjithashtu, është bërë e ditur se bastisja po monitorohet me dronë.
Ndërkohë, në bastisje i pranishëm është edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani.
“Sot ministri i punëve të brendshme e ka vizitu ish fabrikën e gozhdave në Bërnjak e cila është pronë e AKP-s.”, tha Elshani, për Insajderin.
Bërnjaku gjendet në pjesën verirore të vendit, në zonën shumë afër kufirit me Serbinë. Aty ekziston edhe pika kufitare që ndan dy vendet.