POLITIKA

Durmishi: Përveç 53 milionëve, Betchel Enka-s iu dhanë edhe 44 milionë euro tjera shtesë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me rastin e “53 milionisht” ku deputeti i AAK-së, Pal Lekaj u dënua me tri vite e tetë muaj burgim.

Durmishi në një postim në Facebook, ka shkruar se “Betchel Enka-s” i janë paguar edhe 44 milionë euro, pas 53 milionëve.

“Veç sa për sqarim. Nuk bëhet fjalë për 53 milionë por për 97 milionë euro. Përveç 53 milion euro Bechtel Enka është paguar edhe me një shumë tjetër në vlerë 44 milionë euro.
Edhe pse kontrata ka qenë “llamsam” (me çelësa në dorë) dhe me këtë lloj kontrate nuk lejohen punët shtesë, pa asnjë procedurë të prokurimit Bechtel Enka-s i janë paguar edhe 44 milionë euro shtesë”, ka shkruar Durmishi.

Gjykata Themelore në Prishtinë, krahas Lekajt, fajtorë i shpalli edhe Eset Berishën, Nebih Shatrin dhe Besim Tahirin, duke i dënuar me 10 vjet e 3 muaj burigm (të katër të akuzuarit së bashku).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *