Metamorfoza: Të shënojmë Ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit duke punuar së bashku për çrrënjosjen e korrupsionit
Fondacioni Metamorfoza vlerëson se lufta kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut dhe në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e nevojshme për sundimin e së drejtës, për procese demokratike, si dhe për transparencë dhe llogaridhënëse në të gjitha nivelet.
Vizioni i Metamorfozës nënkupton shoqëri në të cilën qytetarët me vetëdije dhe aktivisht i arrijnë të drejtat e tyre dhe kërkojnë qeverisje demokratike, të përgjegjshme dhe transparente.
Fondacioni Metamorfoza e shënon 9 Dhjetorin – Ditën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Korrupsionit, me një thirrje ndaj aktorëve të shoqërisë që së bashku të punojnë për çrrënjosje të korrupsionit.
Misioni i Metamorfozës nënkupton që përmes rritjes së ndërgjegjes dhe kapaciteteve të qytetarëve dhe shoqërisë civile, ata të marrin rolin më të mirë të mundshëm si aktivist për demokraci, duke mbështetur qeverinë që të realizojë rolin demokratik – të punojë në shërbim të shoqërisë.
E përshëndesim ardhjen e ekipit amerikan për vështrim më agresiv ndaj funksionarëve të korruptuar, por, njëkohësisht kjo është dështim për politikën. Kështu deklaruan sot nga Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK), me rastin e Ditës Botërore Kundër Korrupsionit, gjatë një takimi me gazetarët, ku mes tjerash deklaruan dhe aktivitetet të cilat planifikon t’i bëjë në periudhën e ardhshme.
Në raportin e organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, publikuar në prill të këtij viti, Maqedonia e Veriut u radhit në grupin e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion. Nuk ka përmirësime.
Organizata Transparency International në janar të këtij viti, nxori raportin e vitit për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë në të cilin theksohej se Maqedonia e Veriut ka një indeks 39, së bashku me Kosovën, dhe është në gjysmën e fundit të tabelës së 180 vendeve në botë.
Analiza e Youth Alliance në të cilën kanë marrë pjesë mbi 440 të rinj nga RMV tregon se pikërisht për shkak të shkallës së korrupsionit, katër nga dhjetë të rinj do ta braktisnin shtetin, ndërsa çdo person i tretë i ri konsideron se pikërisht korrupsioni është motivimi kryesor që të inkuadrohet dhe të kontribuojë në luftën kundër veprimeve korruptive. Vetëm katër për qind e të rinjve mendojnë se gjendja e këtillë i detyron të bëhen pjesë e zinxhirit të korrupsionit.
- LEXO: E përshëndesim ekipin amerikan kundër korrupsionit, por ardhja e tyre në RMV është dështim për politikën, thonë nga Antikorrupsioni
- LEXO: TI: RMV-ja shënoi përmirësim prej katër pikëve në indeksin e korrupsionit
- LEXO: Transparency Maqedoni: Reformat në urbanizëm proces i gjatë, duhet të ketë vullnet tek autoritetet shtetërore për të ulur korrupsionin
- LEXO: Analizë: Korrupsioni arsyeja kryesore për shpërngulje të të rinjve nga RMV
- LEXO: Një ekip amerikan do të hetojë funksionarët e korruptuar në Maqedoni
- LEXO: Ageler: Edhe pse hapëroni në rrugën drejt BE-së, korrupsioni vazhdon ta pengojë progresin
- LEXO: Ambasadorja amerikane Aggeler: Korrupsioni po ju pengon, mosndëshkimi duhet të marrë fund
F1 C Send an email 18:30, 09-12-2022