TË FUNDIT

Gjinovci: Pas dënimit të Lekajt askush s’është më i sigurt, të korruptuarit duhet të frikësohen

Gjinovci: Pas dënimit të Lekajt askush s’është më i sigurt, të korruptuarit duhet të frikësohen
Panelisti në “Konfront” të KTV-së, Rron Gjinovci, ka thënë se aktgjykimi dënues për ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka dhënë mesazhin që askush nuk është më i sigurt.

Ai ka thënë se të korruptuarit duhet të frikësohen pas këtij vendimi.

Sipas tij, që nga paslufta nuk është lexuar asnjëherë një aktgjykim dënues të atyre që Gjinovci i ka quajtur “peshq të mëdhenj”.

“Pas vendimit për Pal Lekajn, askush më nuk është i sigurt. Ky është mesazhi, këto ishin kaq vite për të ju dashur një gjyqtareje, që duke iu dridhur zëri ta lexonte një aktgjykim dënues për dikë që është i dënuar me korrupsion nga ata që ne i konsiderojmë peshq të mëdhenj. Që 25 vjet pas luftës më në fund një trup gjykues del dhe e lexon një aktgjykim dënues. E pamë se po i dridhej zëri dhe qytetarët, siç po i shoh në komentet e tyre, mendojnë se është pak dhe për mua është shumë nëse kjo arrin të vërtetohet në të gjitha shkallët e drejtësisë për shkak se mesazhi është që askush nuk është mbi ligjin as kur është ministër, as kur është kryeministër etj. Ka kaq shumë vjet që ne nuk kemi pasur asnjë rast të peshqve të mëdhenj, po besoj se kjo e ka hapur derën tani. Gjykatësit e kanë parë që nuk ndodh asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *